Telegrafi

Maqedoni: 12 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë së Veriut, 11 tetori 2020 (e diel), Dita e kryengritjes popullore, është festë shtetërore.

Ndërsa nga MPPS thonë se 12 tetori (e hënë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.

MPPS në njoftim ua uron qytetarëve Ditën e kryengritjes popullore./Telegrafi/