Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencë për shtyp thotë se me kontrollet e përforcuara ka edhe ulje të aksidenteve.
“Si rezultat i masave të ndërmarra, është ulur numri i viktiamve në aksidente. Viti 2020 ka pasur numrin më të vogël të viktimave me 125, ndërsa gjatë vitit 2021 vazhdon trendi i uljes së numrit të aksidenteve dhe numrit të viktimave”, tha Angellovski.
Sipas tij, nga 1 janari deri më 15 prill 2021 numri i aksidenteve është ulur për 12% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa numri i viktimave është ulur në 14%.
“Krahas kontrolleve në komunikacion, zbatuam edhe aksione parandaluese për ta rritur kulturën në komunikacion. Nga muaji i kaluar, bashkërisht me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacion e filluam fushatën për përdorimin e rripit të sigurisë”, tha Angellovski./Telegrafi/;