Telegrafi

Maqedoni, 11 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se e premtja e ardhshme (11 tetori) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Ata informojnë se do të shënohet Dita e kryengritjes popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 11 Tetori.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjithë qytetarëve ua uron Ditën e kryengritjes popullore./Telegrafi/