1 janari 2021 do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka njoftuar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.
“Në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 1 janar 2021 e premte, Viti i Ri është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
MPPS poashtu ua uron qytetarëve festën e Vitit rë Ri./Telegrafi/