Telegrafi

Maqedonët preferojnë prodhimet e huaja

Sipas hulumtimit të OKM-së, mbi 50 për qind të konsumatorëve preferojnë ushqime dhe prodhime të huaja, kryesisht nga vendet evropiane. Kështu që me këto shifra, nënvleftësohen prodhimet vendore dhe cilësia e tyre. Prodhimet e huaja dhe kërkesat për blerjen e tyre nga konsumatorët kanë goditur edhe prodhuesit vendor.

Kërkesat për prodhimet e huaja vijnë edhe për shkak të çmimeve të ulëta të tyre, për shkak se sipas Ministrisë së Bujqësisë, të gjitha kompanitë e huaja kanë subvencione për eksport, duke u nisur nga qumështi, çmimi i të cilit është më i lirë për dallim nga çmimi i qumështit vendor.

Ekspertët bëjnë të ditur se problem i madh për çmimet e larta është se mungon zinxhiri i ashtuquajtur i prodhimeve, që arrihet me anë të bashkëpunimit me bujqit, kapacitetet e prodhimit dhe marketet për ushqime. Lidhja e Odave Ekonomike ka bërë të ditur se problem i madh për këtë paraqitet prodhimi i paorganizuar dhe i pa planifikuar.