Site icon Telegrafi

Maqedonci takon homologun italian: Jemi të vendosur përkrah aleatëve strategjikë të jemi garantues të sigurisë

Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut italian, Guido Crosetto, po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali.

Maqedonci dhe Crosetto, diskutuan rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

“Falënderova ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovë përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa theksova se synimi i Kosovës është i qarta”, shkroi Maqedonci,në një postim në Facebook.

Ai është shprehur se angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat euroaltantike reflekton vlerat demokraktike dhe properëndimore “që përqafojmë si shtet”.

“Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjikë, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, është shprehur ministri i Mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version