Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova përditë e më shumë po e rritë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e sigurisë.
Maqedonci bëri të ditur se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, studentë të vitit të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë zhvendosur në Zall-Herr për zhvillimin e programit ekstrakurrikular në alpinizëm, për të praktikuar teknikat të ndryshme të zbritjes nga kulla e famshme e alpinizmit në Regjimentin e Operacioneve Speciale.
“Kosova përditë e më shumë po rritë bashkëpunimin me Shqipërinë veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Si një komb krah për krah njëri tjetrit do jemi gjithmonë”, ka shkruar ministri në Facebook, kur krahas postimit ka publikuar një video ku shihen pjesëtarët e FSK-së duke realizuar taktika të zbritjes.