Site icon Telegrafi

Maqedonasit do të protestojnë edhe në Belgjikë

Bashkësia maqedonase dhe miqtë e Maqedonisë në Belgjikë kanë paralajmëruar një protestë para fillimit të mbledhjes së këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të tyre, në Bruksel ata do të kërkojnë nga vendet anëtare të BE-së që të vendosin sanksione efektive individuale për anëtarët e partisë në pushtet dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ndaj të cilëve janë inicuar procedura penale.

Këto masa do të duhej të zgjasnin deri në tërheqjen e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime dhe mundësimin e punës së plotë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/

Exit mobile version