Një anketë me qytetarët e Shkupit, e realizuar nga emisioni ”Zevzekmanija” në TV Kanal 5 ka pasur për temë ”gjuhën shqipe” dhe mësimin e saj nga maqedonasit.
Në pyetjen ”a do të mësonit gjuhën shqipe”, nga dhjetëra qytetarë të anketuar, shumica e tyre thonë se nuk do të mësonin gjuhën shqipe.
Vetëm dy qytetarë të anketuar thonë se e kuptojnë gjuhën shqipe dhe flasin ndonjë fjalë.
Edhe pse e pranojnë se mundësitë e pranimit në punë shtohen me gjuhën shqipe, ata përsëri nuk pajtohen me mësimin në shqip, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Është mirë të mësohet edhe shqip, por jo” thotë një qytetarë.
”Gjuha ime mëmë është maqedonishtja” përgjigjen shkurt disa qytetarë.
Përndryshe, Ligji për gjuhët në Maqedoni është në procedurë të rikthehet në votim në Kuvend pasi kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov e hodhi poshtë si ligj për shkak të ”rrënimit të rendit kushtetues të vendit” . /Telegrafi/