Telegrafi

Maqedonasit nga Gora me listë kandidatësh për zgjedhjet në Kosovë

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 11 qershor, me listë kandidatësh do të marrin pjesë edhe partia e maqedoansve nga Gora “Partia e Vetme Gorane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listën e kandidatëve gjenden 13 kandidatë nga pjesë të ndryshme të rajonit Gora.

“Në listë janë persona të rinj dhe me vlera, të cilët angazhohen për përmirësimin e jetës së komunitetit goran, ruajtjen dhe promovimin aktiv të vlerave kulturore tona, si dhe për formimin e Komunës Gora në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha kryetari i partisë dhe bartësi i listës, Adem Hoxha.

Ai ju bëri apel të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, që procesi zgjedhor të zbatohet në pajtim me standardet ndërkombëtare, të jetë fer dhe korrekt.

Në zonën Gora në Bjeshkët e Sharrit ka 18 fshatra të banuar me maqedonas musliman të njohur si goran, të cilët flasin gjuhën maqedonase./Telegrafi/