Telegrafi

Maqedonasit në Shqipëri mirëpresin mbledhjen qeveritare Maqedoni-Shqipëri

Pakica kombëtare maqedonase në Shqipëri e ka përshëndetur mbledhjen e parë të dy qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Pogradec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nokolla Gjurgjaj, kryetar i shoqatës ”Ilinden” ka deklaruar se takimi është i mirëseardhur dhe maqedonasit në Shqipëri e përshëndetin këtë takim.

Sipas Makfax, Gjurgjaj ka theksuar se nga takimi presin thellim të bashkëpunimit dypalësh Shkup-Tiranë dhe zgjidhje të disa çështjeve./Telegrafi/