Instituti Australian për Studime Maqedonase (IASM) do t’i paditë organizatorët e protestës anti-greke, të mbajtur javën e kaluar në Australi, ku u dogj flamuri i Greqisë.
Protestat u organizuan nga emigrantë të Maqedonisë në Melbourne dhe Sydney, kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë.
IASM i akuzon organizatorët “sllavomaqedonas”, për shkelje të të drejtave që u jepen nga shumëkulturalizmi australian.
Njiherit, Bashkësia greke në Melbourne dhe Victoria e dënuan protestën në fjalë, sidomos djegien e flamurit./Telegrafi/