Site icon Telegrafi

Maqedonasit e Shqipërisë shënojnë festën “Uji i bekuar”

Festa ortodokse “Uji i bekuar” është shënuar edhe nga maqedonasit që jetojnë në Shipëri. Në Prespën e Vogël tradicionalisht të gjitha fshatrat hodhën kryqin në liqenin e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ceremoninë e hudhjes së kryqit në Pustec i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temellko. Ndërsa Vasil Sterjovski nga Aleanca maqedonase për integrime evropiane tha se hudhja e kryqit është festë e cila është shënuar vite me rradhë në këto rajone dhe se ai e cili arrin ta kap kryqin do ta përcjellë fati gjatë gjithë jetës.

“Kjo festë në Prespën e Vogël festohet dy herë. Dita e parë më 19 janar kur hudhet kryqi dhe dita e dytë më 20 janar kur shkohet në Refene. Në Prespën e Vogël çdo shtëpi dhe çdo grup e ka kryqin e tyre”, tha mes tjerash Sterjovski./Telegrafi/

Exit mobile version