Telegrafi

Maqedonasit duartrokiten në “Skampa”

Trupa maqedonase, e cila u paraqit me pjesën “Gjithandej”, të shkruar nga Vasil Iljonovski, i cili është dhe regjisor i pjesës, me skenografinë e Vlado Rafit, ngriti në skenë një qytezë me pallate të mbyllura si burg, ku zhvillohet ngjarja.

Varfëri dhe prapambetje. Vajza e një familjeje të varfër, por të etur për para, dashurohet me një djalë të varfër, dhe kjo sjell debate dhe përçarje në familje mes nënës, e cila mban anën e vajzës, dhe babait, që kërkon ta martojë me një të pasur.

Në fund, pas shumë përpjekjesh e të papriturash, vajza me ndihmën e nënës martohet me djalin që dashuronte, duke hedhur poshtë edhe duke mohuar atë mentalitet që kishte ndrydhur të gjithë zonën. Edhe pse në një gjuhë të huaj, “Gjithandej” u prit mirë nga publiku.

Nëpërmjet plastikës, skenografisë dhe interpretimit kanë marrë duartrokitje dhe vlerësime nga të gjithë duke e renditur shfaqjen ndër prurjet me vlerë të këtij festivali teatror në edicion e dhjetë. /shekulli/telegrafi/