Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani hodhi poshtë mundësinë që formulim e “maqedonasit bullgarë” të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, bullgarët mund të vendosen vetëm si pjesë e popullit bullgar.
“Ndryshimet kushtetuese janë saktë të përmendura te Protokolli i nënshkruar me Bullgarinë, se si do të duket dhe si do të jetë pozita e bullgarëve në Kushteutë”, u shpreh Osmani.
Formulimin “maqedonas bullgarë” e dha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i cili para disa ditëve deklaroi se ai personalisht është angazhuar për këtë term./Telegrafi/