Telegrafi

MAP shpall fituesin pas anulimit të tenderit

Tenderi i hapur më 13 mars të këtij viti në të cilin ofertuan 11 kompani, fillimisht është shpallur i anuluar më datën 21 korrik, ndërkaq herën e dytë është anuluar më 6 gusht. Një javë më pas, më 13 gusht, MAP ka shpallur fitues të tenderit për menaxhimin e shpenzimeve të automjeteve qeveritare me sistemin GPS kompaninë “PBC” në konsorcium me “Navirecin” e Estonisë, pas ripoentimit nga komisioni vlerësues i tenderit.

Koha Ditore njofton se MAP ende nuk e ka nënshkruar kontratën e tenderit për blerjen e pajisjeve dhe instalimin e sistemit për menaxhimin e shpenzimeve të automjeteve, ndërkaq fjalën përfundimtare për ligjshmërinë e shpalljes së fituesit të tenderit do të japë Organi Shqyrtues i Prokurimit. /Telegrafi/