Telegrafi

Manuel Neuer: Të motivuar për paraqitje të mirë edhe për Joachim Lowin

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka folur për largimin e Joachim Low, që do të ndodh pas Kampionatit Evropian.

Low do të largohet pas 15 vitesh në krye të Kombëtares së Gjermanisë ku do të zëvendësohet nga Hansi Flick.

Në një intervistë për “UEFA TV”, Neuer foli për përzgjedhësin e Gjermanisë, duke thënë se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin shumë nga vetja që të arrihet gjysmëfinalen se finalja .

“Është shumë e rëndësishme për ne t’i japim një lamtumirë ashtu siç e meriton ai, dhe ajo do të ishte me një triumf në Kampionatin Evropian”.

“Ai ka qenë shumë i suksesshëm në vitet e fundit me Kombëtaren duke e menaxhuar në mënyrë fantastike, prandaj meriton një lamtumirë siç duhet”.

“Është e rëndësishme për të gjithë ne lojtarët, secili dëshiron të jap gjithçka nga vetja, të paktën një gjysmëfinale ose një finale për Low”, përfundoi Manuel Neuer.

Gjermania sot debuton në Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Francën. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >