Mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Manuel Locatelli, ka rezultuar pozitiv me COVID-10 kanë njoftuar Bianconerët me anë të faqes zyrtare.
Ish-mesfushori i Sassuolos luajti 82 minuta në humbjen 3-0 të Bianconerëve kundër Villarrealit në ndeshjen e dytë të 1/8-tës në Ligës së Kampionëve mbrëmë.
Bianconerët kanë njoftuar tani se mesfushori ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Klubi i Futbollit Juventus njofton se sot Manuel Locatelli ka rezultuar pozitiv me Covid-19”.
“Lojtari, në marrëveshje me autoritetin lokal shëndetësor, tashmë është i vetëizoluar”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Covid 19 – Positivo @locamanuel73 https://t.co/jdvn5ReIUa pic.twitter.com/KAlzKfUa1b
— JuventusFC (@juventusfc) March 17, 2022
Locatelli supozohej të merrte një thirrje për ndeshjet “Play-off” të Kupës së Botës të Italisë.
Roberto Mancini do të emërojë listën e skuadrës së tij nesër dhe tani nuk ka gjasa që ta përfshijë 24-vjeçarin në skuadër. /Telegrafi/