Manuel Akanji ka zbuluar një problem të madh që gjeti me fanellën e katërt të re të Manchester Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolës veshi fanellën e re gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Interin të mërkurën – pavarësisht se luajti në shtëpi.
Fanella e re blu, e verdhë dhe e bardhë është bashkë-dizenjuar nga fansi i përjetshëm i City dhe këngëtari i Oasis, Noel Gallagher.
Por, disa mbështetës e kanë cilësuar atë si një nga më të këqijat që kanë parë ndonjëherë.
Mbrojtësi i Man City, Akanji nuk ishte aq i ashpër kur dha mendimin e tij pas ndeshjes.
Megjithatë, ai theksoi një çështje kryesore. Ylli zviceran shpjegoi: “Më pëlqen shumë. E kisha parë para se të isha në xhirime kur e bëmë për Puma”.
“Në një aksion u ngatërrova me gjyqtarin në vijën anësore, mendova se ishte Bernardo (Silva) kështu që ia kalova topin atij”.
“Por përndryshe më pëlqen shumë fanella dhe mezi pres të luaj më shumë në të”, shtoi më tej zvicerani.
Gjyqtarët kishin veshur fanella të verdha të ndezura dhe çorape me pantallona të shkurtra të zeza gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Dhe në pjesën e dytë, Akanji u duk se i ngatërroi dy të verdhët dhe aksidentalisht ia kaloi topin gjyqtarit anësor.
Ndeshja mes City dhe Interit përfundoi 0-0 në stadiumin Etihad. /Telegrafi/