Telegrafi

Mantelbardhët fillojnë grevën

Greva është thirrur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë Kosovare, pasi sipas tyre ka dështuar përmbushja e marrëveshjes nga Qeveria e Kosovës.

Greva ka filluar në ora 7:00, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre. Ndërkohë gjatë kohës së së grevës Qendra Emergjente e QKUK-së do të jetë e hapur për pacientë. /Telegrafi/