Nëse jeni adhurues i papërmirësueshëm i rrobave teksas, atëherë manteli i Olivie Palermos do t’ju lërë pa fjalë.
Me modele interesante dhe mëngë të shkurtra, ky mantel teksas paraqet freski të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e hirtë e mantelit është e paarritshme dhe lehtë mund ta kombinoni me ngjyrat e tjera, mirëpo nëse jeni adhurues i nuancave të hareshme dhe të zjarrta, atëherë kemi ëmbëlsirën e modës për ju.
Këtë sezon mantelet në ngjyrë të kuqe, të gjelbër, të kaltër apo rozë paraqesin hit të vërtetë mode, andaj edhe shumë dama të njohura kanë vendosur që në pranverë të vishen me ngjyra të hareshme.