Kompania gjermane Mansory në të kaluarën ka “luajtur” me Lamborghini Urus, por kësaj radhe ka gjetur zgjedhje për ata që duan luksin e pafund dhe fuqi të madhe.
Fjala është për projektin Urus Venatus që është më i gjerë nga modeli standard falë karrocerisë së zgjeruar, e më të gjerë janë bërë edhe mbrojtësit anësorë si dhe kapaku i motorit, transmeton Telegrafi.
Karroceria është lyer me ngjyrë të verdhë, e pikërisht kjo e verdhë ka dominuar edhe në pjesën e brendshme, ku ulëset janë veshur me lëkurë të verdhë, tepihët si dhe tavani.
Përveç ndryshimeve estetike, Mansory ka rritur edhe fuqinë motorike të Urus, ku tani kjo “bishë” prodhon 820 kuaj-fuqi.
Falë kësaj tani mund ta arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 3.2 sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 320 kilometra.
Sesi ka ardhur deri te rritja e fuqisë motorike, detajet nuk janë bërë të ditur sikurse edhe çmimi i kësaj veture. /Telegrafi/