Marilyn Manson i ka anuluar nëntë koncerte pas lëndimit në skenë gjatë një koncerti në New York gjatë ditës së shtunës.
Rokeri u hospitalizua pas incidentit në skenë, me ç’rast mbi të ra një pjesë e skenës në formë të pistoletave të mëdha metalike.
Kjo e ka detyruat atë që të anulojë një pjesë të turneut, ndërkohë që nuk dihet koha e saktë e rikuperimit të tij.
48-vjeçari thuhet se ka qëndruar shtrirë në skenë për 15 minuta, para se të dërgohej në spital – njofton revista Rolling Stone.
Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, ka vendosur që të shërohet në shtëpinë e tij në Los Angeles, mirëpo agjenti nuk e ka konfirmuar nëse është larguar ende apo jo nga spitali.
Këngëtari e kishte nisur turneun për promovimin e albumit të tij të dhjetë, “Heaven Upside Down”, i cili do të lansohet ditën e premte.
Turneu është caktuar të rikthehet nga 15 tetori në Teksas, mirëpo nuk dihet se a do të jetë në gjendje Manson për të performuar në skenë. /Telegrafi/