Site icon Telegrafi

Manovra ushtarake në kazermën Petrovec në Shkup

Në kazermën e Petrovecit dhe rajonit të Katllanovës do të realizohet sot një ushtrim në vendin e komandës të Grupit të Batalionit të Mesëm Luftarak (GBML), si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të formimit të URM-së dhe ricertifikimin e këtij batalioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, GBLM është njësia më e madhe e deklaruar e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), e cila në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, në Krivollak do të kryej rivlerësimin sipas konceptit të aftësive operative të NATO0së, Niveli 2./Telegrafi/

Exit mobile version