Telegrafi

Manovra e zjarrfikësve nuk shkoi si duhet, përplasen për toke derisa parakalonin në publik (Video, +18)

Gjatë një parakalimi në Puerto Vallarta të Meksikës, nëntë zjarrfikës që kishin formuar një piramidë me shkallë, humbën balancën dhe u rrëzuan për tokë.

Të pranishmit kanë shikuar me shqetësim, ndërsa njësitet shpëtuese nxituan t’i shpëtojnë kolegët e tyre, transmeton Telegrafi.

Derisa katër prej tyre janë lëshuar në shtëpi, pas vizitës mjekësore, të tjerët po qëndrojnë në spital pasi kanë thyerje në pjesë të ndryshme të trupit.

Me gjithë këtë aksident, parakalimi tradicional i zjarrfikësve ka vazhduar tutje, ku janë treguar makinat e reja dhe aftësitë akrobatike të punonjësve. /Telegrafi/