Manolja Kabashi nga Prizreni, është 20-vjeçare, studente Universitetit të Prizrenit.
Ajo në shkurt është diagnostifikuar me sëmundjen e rënd, Acute Myeloid Leukemia M4, ndërsa nga stafi i mjekëve vendorë është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm në Liv Hostpital në Turqi.
Familja e saj nuk ka mundësi të mbulimit të shpenzimeve, në vlerë prej 100 mijë eurove, ndaj shpreson se do të ndihmohet për ta shpëtuar bijën e tyre, që është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë.
Secili mund të ndihmojë në xhirollogarinë e postuar më poshtë. /Telegrafi/