Site icon Telegrafi

Manoleva: Maqedonia e Veriut u pranua unanimisht si anëtarja e 12-të e OBSH/Iniciativës Evropiane për Vendet e Vogla

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva thekson se aderimi në Bashkimin Evropian është shtytësi kryesor i vendit, i cili ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme po bën hapa në miratimin e reformave të BE-së.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vendosur në angazhimin e saj ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Iniciativës së OBSH-së për vendet e vogla në rajonin evropian. Duke bashkuar forcat me partnerët tanë të çmuar, ne synojmë të shfrytëzojmë ekspertizën dhe burimet e përbashkëta për të forcuar kapacitetin tonë për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor.

Jam e bindur se bashkimi i Republikë së Maqedonisë së Veriut me Iniciativën e OBSH-së/Evropës për vendet e vogla jo vetëm që do të avancojë përpjekjet e vendit tonë për kujdesin shëndetësor, por gjithashtu do të inkurajojë një përpjekje kolektive për të arritur kujdes shëndetësor universal dhe rezultate më të mira shëndetësore për të gjithë”, Manoleva./Telegrafi/

Exit mobile version