Site icon Telegrafi

Manolas kërkohet nga gjiganti gjerman

Mbrojtësi i Romës, greku Kostas Manolas mund të largohet nga kryeqyteti italian.

Manolas vlerësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Kështu gjiganti gjerman, Borussia Dortmund pritet të mbetet pa mbrojtësin Mats Hummels dhe po e kërkon grekun si zëvendësim të tij.

Por përpos Dortmundit në garë për të është edhe gjiganti anglez Chelsea që po e dëshiron si zëvendësim të John Terryt.

Megjithatë për ta lënë të lirë 24-vjeçarin Roma kërkon rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version