Telegrafi

Manolas dhe Nainggolan do të qëndrojnë te Roma, thotë presidenti Pallotta

Presidenti i Romës, James Pallotta, ka siguruar tifozët se Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan nuk do të largohen nga klubi.

Giallorosët tashmë kanë shitur Leandro Paredesin dhe Antonio Rudigerin, , teksa kalimi i Manolasit te Zeniti kolapsoi.

“Nainggolan dhe Manolas nuk po shkojnë askund”.

“Ne kemi bërë shitjet e tyre për shkak të fair playt financiar. Drejtori sportiv Monchi është duke bërë punë të mirë, ne kemi një plan të përbashkët dhe ne duhet të flasim së bashku”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

“Ne po flasim për lojtarë që janë në listën tonë të shkurtër. Ne kemi mesfushën më të mirë në Itali dhe me rikthimin e Florenzit do të luajmë edhe më mirë”.

“Totti? Asgjë nuk është vendosur për momentin”, u shpreh Pallotta.

Roma është përballur me largimin e Mohamed Salah, teksa spekulimet rreth lojtarëve Gialloros vazhdojnë të mos ndalen. /Telegrafi/