Site icon Telegrafi

Manojlovski: Qëndroj pas deklaratës time, homoseksualët duhet t’i kenë të drejtat e tyre (Video)

Deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, e ka mbrojtur qëndrimin e tij për të drejtat e homoseksualëve në Maqedoni, duke deklaruar se ka patur raste që të punojë me njerëz të tillë dhe se ata janë të suksesshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Jetoj në SHBA tash e 50 vite, në një vend demokratik, ndryshe nga Maqedonia. Mendja dhe ndjenjat e mia punojnë në mënyrën amerikane. Jemi mësuar të kemi homoseksual në punë, në publik, kishë, afarizëm. Kam patur disa homoseksualë në afarizmin tim, njerëz të mirë, punëtorë, pozitiv, të suksesshëm.

Atë që e thash dje, ishte nga brendia ime, e jo në emër të partisë, pra ishte mendim i imi personal. U kërkoj falje atyre të BDI-së, LSDM-së, OBRM-së, dhe të gjithë tjerëve që janë prekur nga kjo, por nuk duhet të ndodhte. Homoseksualiti ekziston në të gjitha popujt. Ne nuk mund ta ndalim këtë. Në kokat e Ballkanit martesa e tyre është e papranueshme’.

Unë qëndroj pas deklaratës time dhe dëshiroj që para se të vdes, kjo gjë të ndodhë, që homoseksualët të kenë të drejtat e tyre”, deklaroi Branko Manojloski./Telegrafi/

Exit mobile version