Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Goran Manojloski, e ka ripërsëritur ofertën e partisë së tij për ta mbështetur LSDM-në, siç thotë, për të mos e humbur këtë copë toke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I ftuar në televizionin Ultra, Manojloski tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të gatshëm ta mbështetin një qeveri pakice të Zoran Zaevit.
”Nëse bëhet fjalë për ruajtje të unitaritetit të shtetit, mosndryshimit të karakterit të saj, atëherë OBRM-PDUKM-ja, gjithsesi se do ta mbështetë LSDM-në, sipas udhëzimeve të kryetarit Nikolla Gruevski, me qëllim të mos humbet kjo pjesë toke që e kemi”, thotë Manojloski./Telegrafi/