Site icon Telegrafi

Manojloski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në punimet e Kuvendit të Maqedonisë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Goran Manojloski ka deklaruar se nuk ka kushte që kjo parti të merr pjesë në punët e Kuvendit, pasi që gjashtë deputetë të tyre janë në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, LSDM-ja është udhëheqësja e shumicës parlamentare dhe se akjo duhet që të sigurojë kushte për funksionimin pa pengesa të Kuvendit.

Përndryshe, kjo parti ka braktisur diskutimet edhe në komisionet parlamentare, siç është rasti me debatin për çështjen e ligjit të gjuhëve që është paralajmëruar të mbahet nesër./Telegrafi/

Exit mobile version