Site icon Telegrafi

Manojllovski: Të zgjohemi dhe të bëhemi njerëz

Deputeti më i vjetër në Kuvend nga radhët e BDI-së, Branko Manojllovski, kolegëve të tij ju tha që të ndërgjegjësohen dhe të punojnë për të mirën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se duhet të flasin njëri me tjetrin dhe jo për njëri-tjetrin dhe i këshilloi të mos nervozohen edhe pse kanë mendime të ndryshme pasi sipas tij, nuk është e shëndetshme.

“Ne të gjithë punojmë për Maqedoninë. Të gjithë jemi ide të përbashkët dhe kjo është e mira e të gjithëve. Qetësohuni, hani si njerëz, pini si njerëz. Mund të ju duket qesharake, por unë kështu i shoh gjërat”, u shpreh Manojllovski./Telegrafi/

Exit mobile version