Telegrafi

Manojllovski: Më e lirë është amnistia, se sa dështimi i marrëveshjes

Deputeti i BDI-së Branko Manojllovski, sot në seancën e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese tha se shteti duhet të dal në mbrojtje të çdo deputeti që do të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Ai shtoi se është më mirë të jepet amnisti për deputetët e OBRM-PDUKM-së se sa të dështojë marrëveshja për emrin me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shteti duhet qëndrojë prapa çdo deputeti të OBRM-PDUKM-së që do të votojë ‘për’. Të amnistohen të gjithë ata që kanë bërë gabime është më lirë, ndërsa dhomat e burgjeve janë të shtrenjta. Më e lirë është t’i ndihmojmë OBRM-PDUKM-së të votojë lirshëm dhe amnisti për gjithë personat që kanë gabuar. Mendoni, fjala e artë është para”, tha Manojllovski./Telegrafi/