Manny Pacquiao është treguar i fortë në duelin e tij të parë që prej se u bë 40 vjeçar.
Boksieri filipinas ka mposhtur rivalin Adrien Broner me vendim unanim të gjyqtarëve.
Para 13 mijë shikuesve në MGM Grand Arena ishte Pacquiao ai që tregoi shkathtësi të jashtëzakonshme për të siguruar fitoren e radhës.
Ai u shpall fitues me vendim unanim gjyqtarësh, me rezultat 117-111, 116-112, 116-112.
Pacquiao u tregua më i shkathtë se rivali i tij, duke treguar se përkundër moshës ai është ende aty në majen e kategorisë së boksit në kategorinë e lehtë.
Gjasat që boksieri filipinas të përballet me Floyd Mayëeather janë të mëdha, me të dy boksierët që kanë shprehur vullnet për një përballje tjetër të kolosëve të boksit në kategorinë e mesme të lehtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=AMJ5BDl_8nk