Ish-mësuesi i shkollës fillore, Jeff Horn ka befasuar kampionin Manny Pacquiao.
Me vendim unanim të gjyqtarëve, filipinasi ka humbur titullin e kampionit botëror WBO.
Tre gjyqtarët e boksit i dhanë fitoren 29-vjeçarit australian, i cili triumfoi në saje të rezultatit 117-111, 115-113, 115-113, transmeton Telegrafi.
“Ky është vendimi i gjyqtarëve. Unë e respektoj këtë”, tha 38-vjeçari Pacquiao.
Filipinezi, kampion botëror me tetë tituj, tashmë ka humbur katër nga nëntë luftërat e fundit.
Horn, 29 vjeçar në këtë formë ka arritur kuotën e 17 fitoreve dhe ka vetëm një humbje në karrierë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JwNU35rPtL8