Manny Pacquiao ka bërë të ditur se ai nuk ka frikë të vdes nga coronavirusi.
Pandemia që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, ka prekur edhe shumë sportistë që tashmë janë në vetëizolim dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Boksieri Pacquiao ka thënë se nuk ka frikë të vdes nga virusi, derisa ka zbuluar se ai po e ndihmon vendin e tij në këtë situatë.
Boksieri ka ndihmuar në pagimin e 50,000 kompleteve të testimit dhe 700,000 maskave të fytyrës për popullin e tij filipinas.
41-vjeçari pretendon se nuk ka frikë se atë do ta kapë virusi dhe do të vdesë sepse ai duhet të jetë në vijën e parë duke ndihmuar.
“Nëse jeni udhëheqës, duhet të udhëhiqni dhe t’i lini njerëzit të shohin që jeni me ta”, ka thënë ai.
“Ju nuk duhet të fshiheni sepse keni frikë. Jam rritur i varfër, kështu që e di se çfarë ndjejnë ata”, ka shtuar më tej Pacquiao.
Filipinezi pritet që të rikthehet në ring në muajin korrik dhe nuk ka luftuar që kur fitoi ndaj Keith Thurman për të fitua titullin WBA në peshat super të lehta. /Telegrafi/