Telegrafi

Manny Pacquiao e emëron qenin e tij sipas Keith Thurmanit

 Manny Pacquiao e ka emëruar qenin e tij të ri sipas kundërshtarit të tij të fundit, Keith Thurman.

Para përballjes së tyre, amerikani ishte tallur me filipinezin me stili e veshjes së tij, ndërsa ky i fundit nuk dëshironte të bëhej pjesë e debatit.

Por, Pacquiao arriti t’i hakmerrej Thuramnit mjaftë mirë, pasi i mori titullin dhe më pas e emëroi qenin sipas emrit të amerikanit.

Në një video të publikuar në internet, filipinezi shihet duke e prezantuar qenin e tij me emrin e kundërshtarit e që u bë virale menjëherë.

Kur u pyet për emrin e qenit nga gazetarët që ishin të pranishëm para një hoteli, ai e quajti: “Thurman, Thurmaaan”.

Natyrisht se ky emër që i është vënë emrit të qenit, do ta hidhëroj Thurmanin, që ndoshta mund të tentojë t’i qëroj hesapet me Pacquiaon. /Telegrafi/