Manjola Nallbani ishte një nga emrat e njohur që iu rikthye Festivalit në RTSH.
Në edicionin e 56-të të këtij festivali, ajo konkurroi me këngën “I njëjti qiell”.
Por, tani këngëtarja ka ardhur edhe me një këngë të re në tregun muzikor shqiptar.
“Je fati im”, titullohet kënga e re që e ka shoqëruar edhe me një videoklip të veçantë.
Instrumentalin e këngës e ka bërë Enis Mullaj ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e biondinës, e cila do të sjell edhe disa të tjera. /Telegrafi/