Me datën 3 dhe 4 korrik ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë në Shqipëri.
Kjo për të shënuar 247 vjetorin e pavarësisë së ShBA-ve në një event të organizuar në Tiranë.
Ceremonia u organizua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i dorëzoi Clinton, 76 vjeç, një medalje për rolin e tij në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
Veç kësaj, në skenë për të performuar pas një kohe të gjatë u ngjit edhe këngëtarja Manjola Nallbani.
E njëjta ka bërë një postim në rrjete sociale duke përshkruar ndjesitë gjatë takimit me Clintonin.
Postimi i plotë i Nallbanit (pa ndërhyrje):
“Kenaqesi dhe nder i vecante te takoja e te performoja jo vetem per nje nder presidentet me te suksesshem te SHBA-se por mbi te gjitha per njeriun qe luajti nje nga rolet me te rendesishme ne lirine e pavaresine e Shqiptareve te Kosoves, Z. Bill Clinton.
E vleresoj shume edhe besimin e Kryeministrit,
Z. @ediramaal jo thjesht per te kenduar kete kenge dedikuar qe ne vitin 2000 – Presidentit Clinton, por edhe per te celur me disa fjale te ndjera kete event historik per popullin Shqiptar”. /Telegrafi/