Site icon Telegrafi

Manjani: Transformimi i sistemit gjyqësor nuk ka kthim mbrapa

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani foli paraditen e së premtes mbi pezullimin e ligjit të “Vetting”-ut nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se tashmë ka nisur rruga për transformimin e sistemit gjyqësor dhe kjo rrugë “nuk ka kthim mbrapa”.

“Kemi shprehur në mënyrë të qartë dhe të prerë vullnetin politik në Parlament për të transformuar sistemin gjyqësor dhe nuk ka kthim mbrapa. Gjykimi kushtetues është vlerë e shtuar e procesit, por shpejtësia që duhet të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi është e rëndësishme më tepër për qytetarët sesa për proceset e integrimit”, deklaroi Manjani.

“Ne duhet të fillojmë t’i besojmë gjykatave dhe në këtë pikë nuk jemi në rrugën e duhur”, shtoi ministri. /Telegrafi/

Exit mobile version