Ministri i Drejtësisë, në Shqipëri Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pas vendimit të KQZ-sw për ndërprerjen e mandateve të kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe deputetëve Selami dhe Tahiri, duke e vlerësuar një mesazh të qartë dhe të prerë.
Përmes postimit në rrjete sociale, Manjani thotë se ligji duhet zbatuar me çdo kosto.
“Mesazh i qartë dhe i prerë! Ligji duhet zbatuar me çdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi! Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin! Respekt për KQZ dhe për Prokurorinë!Gëzuar vërtetë!”, ka shkruan Ylli manjani. /Telegrafi/