Site icon Telegrafi

Manjani: Ligji nuk i pengon gjykatat që të veprojnë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se “ligji nuk i pengon gjykatat që të veprojnë shpejt”. Nga qyteti i Shkodrës, ku po prezantohet projekti i OSBE-së “Për një drejtësi pa vonesa”, Manjani ka deklaruar se “kemi nevojë për instrumente pragmatistë”.

“Nuk i pengon ligji gjykatat që të veprojnë shpejt. Reforma në drejtësi është thelbësore. Duhen gjykata proaktive”, tha Manjani.

Ndërsa vetë ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, është shprehur se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. “Për një drejtësi pa vonesa”, Raunig theksoi se “mbështesim Shqipërinë në rrugën integruese”.

Në fjalën e tij, ambasadori austriak Johann Sattler pohoi se “Bashkimi Europian nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Shqipërisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version