Telegrafi

Manjani: Kam parë videot e ministrave me të dashurat e tyre te hoteli i Balilit

ish-minsitri i Drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani i qëndroi dhe e përsëriti deklaratën e tij në lidhje me videot e ministrave me të dashurat në hotelin “Santa Quaranta” të Klemend Balilit. “Po, më ka rënë në dorë dhe ishin të shërbimeve sekrete”, ­tha ai, duke pranuar se nuk do të fliste për to, por për faktin se nuk ishte ai përgjegjës për moskapjen e Balilit, por Policia e Shtetit.

Ka një datë, 17 maji 2016, kur Interpoli lëshoi urdhërarrest. Interpol Albania ka pasur dhe ka detyrë ta arrestojë. Policia nuk e ka arrestuar dhe policia mos t’i bjerë anash sepse janë alibi që nuk justifikohen. Jam i vetmi zyrtar që kam kërkuar sistematikisht arrestimin e Balilit.

Arrestimin e bën policia, e bën Ardian Çipa. Policia u mundua t’i hedhë fajin prokurorisë por, ishte faji i saj, i policisë së shtetit”,tha Manjani në Dritare me Rudinën. /Dritare.net/Telegrafi/