Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i pranishëm në Mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare ka bërë një deklaratë e cila nuk ka pasur shumë nevojë për interpretime.
Ai tha se “për shkak të reformës në drejtësi ka gjyqtarë që po punojnë sikur të ishin në ditën e tyre të fundit të punës, duke shkelur çdo normë ligjore”.
“Dhe kjo nuk i nderon ata por u rrit edhe më shumë papërgjegjshmërinë. Në zyrën time vijnë çdo ditë ankesa. Nuk ka qeverisje të mirë pa drejtësi të mirë”, ju drejtua Manjani gjyqtarëve. /Telegrafi/