Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka kërkuar që rasti i vrasjes së Liridona Ademaj-Murseli të trajtohet në mënyrë transparente.
Ai ka thënë se është rasti i parë në trojet shqiptare ku ndodh një krim i përmasave të tilla.
“Ai meriton ndëshkim meritor. Rasti i Liridonës dhe i ndëshkimit meritor që do të duhej të marrin organet e drejtësisë, do të duhej të ishte një rast përgjithësues për të mos ndodhur më në shoqëritë tona një krim i tillë”.
“Për mendimin tim, ai nuk meriton të quhet shqiptar”, ka thënë Manja, duke iu referuar Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës i cili është arrestuar nën dyshimin se e ka porositur vrasjen e saj me të cilin ishte i martuar për 13 vjet.
Ministri shqiptar tutje është shprehur se tani i takon drejtësisë që të japë përgjigjen.
“Dhe përgjigjen duhet ta japë shpejt e në mënyrë objektive, për të mos lënë që rastit t’i vihet pluhuri i harresës”, ka deklaruar Manja për kp. /Telegrafi/