Telegrafi

Manipulimi me Wikipedia, shfaqen të dhëna fyese për Kovaçevskin dhe Pendarovskin

Pas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Wikipedia dolën të dhëna fyese edhe për presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski dhe Dimitar Kovaçevski.

Madje Kovaçevskit i kishin shkruar edhe datën e vdekjes.

Në versionin anglisht të Wikipedia, emri i mesëm i Pendarovskit është shtuar – “Stoka” (Mbeturinë), dhe pseudonimi i Kovaçevskit është “Qurka” (Gjel deti) dhe se ai është kryeministër i Bullgarisë.

Në enciklopedinë e internetit Wikipedia, mijëra administratorë mund të shkruajnë, shtojnë, fshijnë të gjitha llojet e të dhënave dhe kjo nuk është një burim i rëndësishëm informacioni.

Ai është i hapur për administrim në mbarë botën dhe kur shfaqet përmbajtje fyese, selia e heq atë.

Përmbajtjet fyese për politikanët maqedonas tashmë janë hequr deri sa mediat raportuan problemin me ndryshimet ofenduese.