Ky mjet i frikshëm për manipulimin të fytyrës i njohur si ‘deepfake’ mundëson që dikush të duket se po thotë diçka, që nuk e ka thënë kurrë më parë.
Grupi i shkencëtarëve nga Stanford University, Max Planck Institute for Informatics, Princeton University dhe Adobe e kanë krijuar këtë mjet, që mund të inkuadrojë në video një dialog, të bazuar në tekstin e shkrimit, transmeton Telegrafi.
Në videon e shpërndarë, shihen njerëz të ndryshëm që thonë fjali të ndryshme, pjesë të së cilave më pas hiqen ose editohen me tjera.
Megjithëse përbërja teknike është shumë komplekse, përdorimi i këtij mjeti është shumë i lehtë. Kjo i mundëson përdoruesit, të largojë, ndryshojë, apo të shtojë atë që e ka thënë dikush më parë, duke shikuar drejtë e në kamerë.
Pasi që fjalimi të jetë modifikuar, sistemi përdor një algoritëm special, për ta kthyer në atë formë, që të duket se pjesa e poshtme e fytyrës, është përshtatur me atë që është thënë. Nëpërmjet këtij mjeti, mund të manipulohen vetëm fytyrat që flasin, ndërsa rezultatet varen shumë në bazë të asaj se sa shumë tekst është përfshirë.
Algoritmi mund të përdoret, për të krijuar mjete sa më të mira për montimet në post produkcion,por hulumtuesit kanë frikë se mund të përdoret edhe për veprimtari të këqija dhe nuk po konsiderojnë ta bëjnë të mundshme për masën e gjerë. /Telegrafi/