Site icon Telegrafi

Manikyri për sezonin e ftohtë

Ngjyrat e errëta janë duke fituar terren në manikyr, por ka edhe hapësirë për klasiket, si tonet e lehta.

Merrni shënim çdo gjë që do të vijë në muajt e ardhshëm:
• Tonet e errët, blu e thellë, një ngjyrë që mund të vijë shumë afër të zezës, pa humbur asnjë intensitet.
• Bordo, e kuqërremtë intensive dhe e errët, shumë elegante dhe klasike.
• Të gjelbrat kanë ende peshë në manikyr për sezonin e ri. Një e gjelbër ushtarake dhe kaki, ngjyra të zbehtë janë shumë afër trendit trasparent. Brenda kësaj kategorie, ne mund të përfshijmë ngjyrën bezhë, rozë, gri dhe kafe e zbehtë, që aplikohen tek thonjtë që ende duken të natyrshëm.
• Nuanca mat, e cila kishte një ‘boom’ gjatë sezonit të kaluar, do të përshtatet me të rejat e ngjyrave të dimrit.
• Strukturat e thonjve gjithashtu kanë vendin e tyre në manikyrin e muajve të ardhshëm.
• Tonet metalike do të jenë një domosdoshmëri. Ar, argjend dhe bakër, do të aplikohen në raste të veçanta por gjithashtu edhe çdo ditë.
• Shkëlqimi do të jetë një nga tendencat për këto muaj. Thonjtë e ndritshëm dhe mahnitës nuk do të lënë indiferent askënd.

Siç mund ta shikoni, opsionet për thonjtë e përsosur të sezonit të ardhshëm janë të ndryshme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version