Në periudhën e ftohtë, askush nuk i reziston dot tundimit për të përdorur ngjyra me shkëlqim, megjithatë sivjet ngjyrat e përmbajtura janë tendencë.
Ngjyrat e errëta shndritëse, e metalit ose gri e errët dhe variacionet e argjendta, janë shumë të popullarizuara.
Nëse jeni adhuruese e ngjyrave të errëta, atëherë ky është sezoni juaj fatlum, pasi, përveç buzëkuqit me ngjyrë të errët, edhe thonjtë me ngjyrë të errët do të jenë trend i madh për vjeshtën dhe dimrin e këtij viti.
Manikyri me ngjyra të errëta është parë shpesh në revytë e modës, ndërsa e mira e gjithë kësaj është se ju keni një gamë të gjerë ngjyrash për ta përdorur.
Mos harroni, nëse përdorni një manikyr shumë të errët, vini një shtresë poshtë saj për të mbrojtur thonjtë, transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/